Në 10 shkolla të Komunës së Kaçanikut u mbajt Testi për klasat e pesta
2010/04/21 - 12:00
Testi Vlerësimi i jashtëm nga Ministria e Arsimit Shkencës e Teknologjisë u mbajt në 10 paralele të 10 shkollave të komunës së Kaçanikut në dy lëndët bazike, Gjuhë shqipe dhe Matematik
Sot është mbajt Testi Vlerësimi i jashtëm nga Ministria e Arsimit Shkencës e Teknologjisë në 10 paralele të klasave të pesta të 10 shkollave të komunës së Kaçanikut, në dy lëndët bazike, Gjuhë shqipe dhe Matematikë.
Procesin e testimit e kanë monitoruar, znj. Afërdita Bejiqi, zyrtare në MASHT dhe Bahri Avdiu, inspektor i arsimit në MASHT, ndërkaq për të parë nga afër këtë proces, z. Azem Guri, drejtor i arsimit, ka vizituar shkollat në Dubravë, Doganaj dhe Elezaj.
Testi ka për qëllim vlerësimin e njohurive të fituara për periudhën nga klasa e parë e gjerë më tani.
Këtë vit shkollor 2009/2010 janë gjithsej 25 paralele të klasave të pesta në 12 shkolla fillore të komunës sonë.
Rezultatet e testit publikohen nga MASHT-i..