Republika e Kosoves

Kaçanik

Në 11 vjetorin e rënies nderohen dëshmorët e betejës së 8 marsit 1999

2010/03/08 - 12:00

Sot, në 11vjetorin e Betejës së 8 Marsit 1999, mbi fshatin Ivajë, pranë lapidarit të ngritur të dëshmorëve Murat Lika, Qani Luma, Raif Koraçi dhe Osman Luma, u bënë nderime dhe u vendosën kurora lulesh.
 

Pranë lapidarit të dëshmorëve, kurora lulesh, në emër të institucioneve komunale ka vendos nënkryetari i komunës, z. Heset Loku. Kurora lulesh kanë vendos edhe përfaqësues të OVL-UÇK-së dega në Kaçanik, bashkëluftëtarë të dëshmorëve, përfaqësues të shkollës së fshatit Ivajë, përfaqësues të fshatit Ivajë, familjarë të dëshmorëve etj.