Në Kaçanik organiziohet Karvani Shëndetësor “ PërShëndetje”
2024/10/25 - 9:33
Aktivitetin e përshëndeti edhe nënkryetari i komunës Sabedin Vishi, i cili i shoqëruar nga drejtoresha e Administratës Komunale Dardana Tafili Dauti, përcolli nga afër karvanin shëndetësor, ndërsa përgëzoi drejtorin e QKMF-së Dr.Sinan Zeneli dhe stafin përcjellës për këtë organizim.
Ky aktivitet, ngjalli interesim tek të gjithë qytetarët e moshat pa dallim, të cilët kishin mundësinë që nga afër të marrin informacionet e duhura për shëndetin si dhe të mirat që sjellin vetitë e mira si ushqyerja e shëndetshme, aktivitetet fizike etj.
Ata u informuan për:
– Faktorët e rrezikut të sëmundjeve jo ngjitëse
– Dëmet që shkakton duhanpirja
– Dëmet që shkaktohen nga konsumimi i alkoolit
– Mosaktiviteti fizik
– Këshilla për ushqyeshmëri të shëndetshme