Në Kotlinë u përkujtuan 14 dëshmorë dhe 15 martirë të këtij fshati
2010/03/24 - 12:00
Në fshatin Kotlinë, sot në mesditë, në një tubim përkujtimor, në 11 vjetorin e rënies, janë përkujtuar 14 dëshmorë dhe 15 martirë të rënë në këtë fshat.
Kryetari i komunës, z. Xhabir Zharku, u tha të pranishmëve të shumtë se ne çdo vit jemi këtu për ti përkujtua ata që dhanë më të shtrenjtën, jetën e tyre që ne të jetojmë të lirë.
Populli ynë luftoi nëpër breza që të fitojmë një shtet, një Shqipni, por ky amanet është përmbush vetëm pjesërisht me shpalljen e Pavarësisë së Kosovës. Shpresojmë se në Bashkimin Evropian do të jemi të gjithë së bashku si një shtet, si një komb, përfundoi fjalën e tij kryetari, z. Zharku
Në këtë tubim, në emër të Këshillit Organizues, fjalë rasti ka prezantua Latif Loku, ndërsa në emër të OVL-UÇK-së, dega në Kaçanik ka fol kryetari i kësaj organizate, z Ejup Runjeva.
Në emër të familjeve të dëshmorëve, të pranishmit i ka përshëndetur dhe falënderuar për pjesëmarrje z. Mustafë Loku.
Me këtë rast u shfaq edhe një program kulturor artistik nga nxënësit e shkollës fillore të fshatit Kotlinë, ndërkaq më pas në kompleksin memorial janë bërë homazhe të rënëve si dhe janë vendos kurora lulesh.