Republika e Kosoves

Kaçanik

Në turneun e futbollit për femra marrin pjesë ekipe nga tërë Kosova

2010/02/12 - 12:00

Në kuadër të aktiviteteve për kremtimin e Ditës së Pavarësisë së Kosovës, në Kaçanik do të organizohen gara në futboll për femra. Në këtë Turne do të marrin pjesë Trepça (Mitrovicë), Prishtina (Prishtinë), Kosova (Prishtinë), Malisheva (Malishevë), Llapi (Podujevë), Vizioni ( Ferizaj), Ereniku ( Gjakovë), Jakova ( Gjakovë ) dhe Kaçanikasja (Kaçanik).

Pjesëmarrjen në turne e kanë konfirmuar të gjitha ekipet e sipërcekura. Turneu do të zhvillohet sipas sistemit eliminues. Turneu fillon të shtunën, më 13.02.2010, në ora 10:00, dhe të gjitha ndeshjet zhvillohen po të njëjtën ditë përveç ndeshjes finale e cila do të luhet të mërkurën, më 17 shkurt, në ora 12:00.

Ndërkaq në konkurrencën e meshkujve, pra në kuadër të turneut poashtu për Ditën e Pavarësisë, sot, e premte do të zhvillohen ndeshjet gjysmëfinale. Ky turne ka filluar më 02.02.2010, ndërsa ndeshja finale zhvillohet të mërkurën, më 17 shkurt në ora 13:00.

Të gjitha ndeshjet zhvillohen ne fushën sportive “Diti Sport” .