Republika e Kosoves

Kaçanik

Në Turqi në Takimet me vullnetarët për shërbimet e komunitetit marrin pjesë edhe 4 të rinj kaçanikas

2010/04/16 - 12:00

4 të rinj nga Asambleja Rinore e Kaçanikut do të marrin pjesë në komunën e Pendikut të Stambollit që nga data 18 deri më 25 prill në takimet me vullnetarët për shërbimet e komunitetit

takim-turqi.jpgKryetari i komunës, z. Xhabir Zharku sot ka takuar 4 të rinj, nga Asambleja Rinore e Kaçanikut të cilët do të marrin pjesë në Takimet me vullnetarët për shërbimet e komunitetit, në komunën Pendik të Stambollit në Turqi,  që nga 18 deri më 25 prill. Pjesëmarrës të tjerë janë edhe të rinj nga Bullgaria, Algjeria, Gjeorgjia, Gjermania dhe të rinjtë mikpritës nga Turqia.
Kryetari, z. Zharku me këtë rast ka përshëndetur pjesëmarrjen e të rinjve kaçanikas në këto takime ndërkombëtare, ndërsa i ka porositur ata që ta përfaqësojnë vendin tonë në mënyrë të denjë.
Projekti Takim me vullnetarët për shërbimet e qytetarëve mbështetet nga BE dhe komuna Pendik e Stambollit ndërsa ka për qëllim shkëmbimin e përvojave në mes të rinjve si dhe do të zhvillohen edhe aktivitete sportive.
Paraprakisht, që nga data 04 – 08 mars në Pendik kanë qëndrua përfaqësuesit e këtyre shteteve pjesëmarrëse në mesin e të cilëve edhe z. Fatos Vishi, këshilltar për Rini e Sport në komunën e Kaçanikut me qëllim të parapërgatitjes së këtij Takimi.