Republika e Kosoves

Kaçanik

Nënkryetari Vishi takon kryesinë e re të KVRL-së

2023/05/23 - 8:21

Nënkryetari i Komunës Sabedin Vishi takoi kryetarin e Këshillit të Veprimit Rinor Lokal në Kaçanik Shpat Bulica dhe anëtarët e këtij bordi të cilët shoqëroheshin nga koordinatori për rini Fatmir Qaka. Nënkryetari Vishi fillimisht i falenderoi të rinjtë për aktivitetet e tyre vullnetare të realizuara deri më tani, ndërsa tha se fryma bashkëpunuese me komunën do të vazhdoj edhe më tutje me qëllim të avancimit dhe krijimit të kushteve sa më të mira për të gjithë të rinjtë e komunës sonë.
Edhe kryetari i KVRL-së Shpat Bulica falenderoi komunën për përkrahje të aktiviteteve, ndërsa shpalosi punët e realizuara deri më tani të këtij këshilli si dhe planifikimet për të ardhmen. Në fund të takimit u nënshkrua edhe marrëveshja për subvencione që edhe këtë vit ka ndarë komuna për KVRL-në. Komuna e Kaçanikut në vazhdimësi ka përkahur punën e KVRL-së përmes subvencioneve dhe formave të ndryshme.