Nënshkruhet Marrëveshja e Bashkëpunimit në mes të komunës së Kaçanikut dhe LOGOS-it
2010/04/14 - 12:00
Memorandumin e Bashkëpunimit në mes të Komunës së Kaçanikut dhe LOGOS-it ,e kanë nënshkrua nënkryetari i komunës, z. Heset Loku, në emër të kryetarit të Komunës, z. Xhabir Zharku dhe Norbert Pijls, Koordinator i projektit LOGOS
Sot në Prishtinë, nënkryetari i komunës, z. Heset Loku, dhe koordinator i projektit LOGOS z. Norbert Pijls kanë nënshkruar Memorandumin e Bashkëpunimit në mes të komunës së Kaçanikut dhe projektit LOGOS për periudhën tri vjeçare 2010 – 2012.
Projekti Zvicër-Kosovë Përkrahja për Qeverisje Lokale dhe Decentralizim LOGOS në fazën e dytë ka përfshi 5 komuna të regjionit të Gjilanit, si Kaçanikun, Hani Elezit, Shtërpca, Vërbovc, Ranilug dhe Kllokot ndërkaq buxheti i ndarë për periudhën tre vjeçare është 3 milion euro.
Projekti Zvicër-Kosovë Përkrahja për Qeverisje Lokale dhe Decentralizim LOGOS është projekt për Qeverisje Lokale, financuar nga Zyra Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim SCOndërsa realizohet nga Fondacioni Zviceran INTERCOOPERATION.
Sipas kritereve LOGOS ndihmon komunat duke u ofruar ndihmë teknike dhe financiare në fushat Planifikim dhe Menaxhim të Burimeve dhe Administratë dhe Shërbime Publike.