Nisin punimet për ndërtimin e QMF në fshatin Bob
2010/05/20 - 12:00
Drejtori i Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, z. Misim Sopa ka bërë të ditur se për ndërtimin e objektit të Qendrës së Mjekësisë Familjare në fshatin Bob, Ministria e Shëndetësisë ka ndarë një fond prej 48.300 euro
Sot kanë nisur punimet për ndërtimin e objektit të Qendrës së Mjekësisë Familjare në fshatin Bob. Drejtori i Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, z. Misim Sopa ka bërë të ditur se për ndërtimin e objektit të Qendrës së Mjekësisë Familjare në fshatin Bob, Ministria e Shëndetësisë ka ndarë një fond prej 48.300 euro. Z. Sopa, me këtë rast ka thënë se realizimi i këtij projekti është në funksion të shkarkimit nga numri i madh i pacientëve të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Kaçanik, ndërkaq punët do ti kryej kompania “Termomontimi” nga Prishtina