Republika e Kosoves

Kaçanik

NJOFTIM

2023/05/24 - 8:24

Komuna e Kaçanikut përmes Drejtorisë për Buxhet dhe Financa e cila ka hartuar Kornizën Afatmesme Buxhetore ( KAB) 2024-2026, duke u bazuar në ligjin Nr.03/L-040 për Vetëqeverisje Lokale, Statutin e Komunës, dhe nenin 6 pika 1.6 të Udhëzimit Administrativ ( MAPL) Nr.06/2018 për Standardet Minimale të Konsultimit Publik në Komuna, lëshon këtë:
NJOFTIM PUBLIK
Lidhur me konsultimin publik për Kornizën Afatmesme Buxhetore ( KAB) 2024-2026,
Ky dokument publik do të jetë në diskutim publik nga data 24.05.2023 deri më 07.06.2023, ndërsa konsultimi publik do të mbahet me 07.06.2023 në sallën e mbledhjeve, në objektin e administratës komunale, duke filluar nga ora 11:00.
Komentet dhe sugjerimet e juaja mund t’i dërgoni deri me datën 07.06.2023, në ora 16:00, tek Drejtori për Financa dhe Buxhet Bahri Selimi në emailin: bahri.i.selimi@rks-gov.net.
Ditëve në vazhdim do të publikohet edhe draft dokumenti i Kornizës Afatmesme Buxhetore ( KAB) 2024-2026.