Republika e Kosoves

Kaçanik

NJOFTIM

2024/12/11 - 12:40

Në bazë të Ligjit Nr.03/L-040 Për Vetëqeverisje Lokale, neni 68 pika 68.1, Statutit të Komunës, nenit 10 pika 1 dhe 2 e Udhëzimit Administrativ (MPL) Nr.03/2020 për transparencë në komuna, Rregullores Komunale për Transparencë si dhe nenit 17 të Udhëzimit Administrativ për Administratë të Hapur në Komuna, Kryetari i Komunës së Kaçanikut, në bashkëpunim me Zyrën për Komunikim me Publikun organizojnë:
Takimin e dytë publik me qytetarë
Të enjten me datën 26.12.2024 duke filluar në orën 14:00.
Në këtë takim do të keni mundësi të njoftoheni për punën, të arriturat dhe sfidat e gjashtëmujorit të dytë të vitit 2024, zhvillimet aktuale si dhe investimet kapitale, ndërsa pjesëmarrësit mund t’u shtrojnë pyetje dhe të japin propozime përfaqësuesve të zgjedhur komunal lidhur me realizimin e projekteve të planifikuara për gjashtëmujorin e dytë dhe çështje tjera në interes të qytetarëve të komunës.
Të drejte pjesëmarrje kanë të gjithë qytetarët e Komunës së Kaçanikut.
Komentet dhe sygjerimet, mund t’i dërgoni deri me datën 26.12.2024 në ora 16:00. Email: besim.q.ilazi@rks-gov.net, fatlume.selimi@rks-gov.net
Ftoheni për pjesëmarrje
Qytetarë të nderuar, bëhuni pjesë e proceseve vendimmarrëse në komunën tonë
Me respekt,
KRYETARI I KOMUNËS
Besim Ilazi