2015/04/24 - 12:00
Të martën, më 28.04.2015, në ora 11:00, në sallën e Kuvendit të Komunës, kati i tretë në objektin e administratës komunale, mbahet mbledhja IV e rregullt për vitin 2015.
Të martën, më 28.04.2015, në ora 11:00, në sallën e Kuvendit të Komunës, kati i tretë në objektin e administratës komunale, mbahet mbledhja IV e rregullt për vitin 2015.
Mbledhja do të udhëhiqet nga kryesuesi i kuvendit, z. Xhelal Gashi dhe do të ketë këtë rend pune:
1. Aprovimi i Procesverbalit nga mbledhja e kaluar e Kuvendit të Komunës;
2. Raporti financiar për periudhën, janar-mars 2015;
3. Propozim Vendimi për vërtetimin e interesit të përgjithshëm publik, për vazhdimin e ndërtimit –rregullimin e shtratit të lumit Nerodimja në Kaçanik;
4. Propozim Vendimi për dhënien e Pëlqimit kompanisë “AFA ENERGY” sh.p.k nga Prishtina, për ndërtimin e Hidrocentralit 2.4 MW në vendin, Reka e Kotlinës në f. Kotlinë;
5. Propozim Vendimi për dhënien e Pëlqimit kompanisë “2 Korriku” sh.p.k. nga f. Soponicë, për ndërtimin e Hidrocentralit “ Soponica” me kapacitet 1.3 MW në lumin Lepenc në fshatrat, Soponicë dhe Doganaj