Republika e Kosoves

Kaçanik

Njoftim për pronarët e lokaleve afariste

2010/05/12 - 12:00

Pronarët e lokaleve afariste janë të obliguar që deri më 25.05.2010, të lidhin kontratë për shfrytëzimin e pronës komunale për vitin 2010, me Drejtorinë për Urbanizëm, Kadastër dhe Mbrojtje të Mjedisit.
 

Njoftohen pronarët e lokaleve afariste të ndërtuara në pronën komunale, se gjerë më 25.05.2010, janë të obliguar që të lidhin kontratë për shfrytëzim të pronës komunale për vitin 2010 me Drejtorinë për Urbanizëm, Kadastër dhe Mbrojtje të Mjedisit.
Pronarët e lokaleve, shfrytëzues të gjertanishëm të pronës komunale, të cilët nuk i përmbahen këtij afati, konsiderohet se nuk janë të interesuar për vazhdimin e kontratës, e cila ka skaduar më 31.12. 2009, andaj duhet ta lirojnë lokacionin respektivisht lokalin.
Shfrytëzuesit e gjertanishëm janë të obliguar që të paguajnë 50% të obligimeve paraprake.