Republika e Kosoves

Kaçanik

Njoftim për Takim

2010/04/07 - 12:00

Takim i Fondit për të Drejtën Humanitare – Kosovë  me familjarët e të vrarëve dhe të zhdukurve 

              

                  

Të nderuar familjarë të të vrarëve dhe të zhdukurve, Fondi për të Drejtën Humanitare – Kosovë me përkrahjen e Kuvendit Komunal në Kaçanik, do të organizojë takimin me familjarët e të rënëve, të vrarëve dhe të zhdukurve nga komuna e Kaçanikut  me qëllim të prezantimit të regjistrimit të viktimave të luftës në Kosovë. Njёherit do të bëhet prezantimi i – Bazës së të dhënave për viktimat e luftës (të zhdukurit dhe të vrarët gjatë viteve 1998-1999 në Kosovë).
Takimi do të mbahet në sallën e Kuvendit Komunal të Kaçanikut, me datën 12.04.2010 (e hënë), në ora 11:00. Ky takim ёshtё i hapur për të gjithë familjarët e të rënëve, të vrarëve dhe të zhdukurve të luftës nga kjo komunë. Luten të gjithë familjarët që të marrin pjesë dhe ti verifikojnë të dhënat mbi familjarët e tyre të vrarë apo të zhdukur.
 
Fondi për të Drejtën Humanitare Kosovë