Faza e dyte e projektit” ndërtimi i objektit për zjarrfikës” tashme është kontraktuar dhe punimet janë zhvillim e sipër.
Kostoja e këtij projekti ka vlerën 143,515.87€. Drejtori i Shërbimeve Publike dhe emergjencave Ramadush Osmani tha se në këtë fazë të projektit janë paraparë të finalizohen punimet e fasadimit të jashtëm dhe te brendshëm, sistemit të ngrohjes, ujësjellësit, rrymës, sanitarisë dhe rregullimi i hapësirës së oborrit të objektit bazuar në projektin e detajuar.