Republika e Kosoves

Kaçanik

Organizohet aksion për heqjen e mbeturinave nga deponive ilegale

2010/04/28 - 12:00

Bekim Troni, drejtor në Drejtorinë e Urbanizmit, Kadastrit dhe Mbrojtjes së Mjedisit ka thënë se aksionin janë duke e përkrahur Kompania “P&I”, Kompania “Bageri” dhe NKP “Lypeteni”

foto-heqja-e-deponive.jpgDrejtoria e Urbanizmit, Kadastrit dhe Mbrojtjes së Mjedisit si dhe Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Emergjencës, sot kanë ndërmarr një aksion për largimin e deponive ilegale të mbeturinave nëpër tërë territorin e Komunës së Kaçanikut.
Sot është bërë pastrimi i mbeturinave në pjesën jugore të qytetit si dhe përgjatë magjistrales në drejtim të Grykës së Kaçanikut.
Bekim Troni, drejtor në Drejtorinë e Urbanizmit, Kadastrit dhe Mbrojtjes së Mjedisit ka thënë se aksionin janë duke e përkrahur Kompania “P&I”, Kompania “Bageri” dhe NKP “Lypeteni”.
Aksioni ka për qëllim largimin e deponive të mbeturinave për të krijuar një ambient sa më të pastër për qytetin dhe territorin e gjithë komunës së Kaçanikut dhe njëkohësisht edhe të bëhet vetëdijesimi i qytetarëve për mos hedhjen e mbeturinave.