Organizohet dëgjim publik për buxhet me sektorin e bujqësisë
2024/07/22 - 9:17
Me qëllim të rritjes së transaprencës komunale dhe promovimit të vendimmarrjes së përbashkët, është mbajtur dëgjimi buxhetor për vitin 2025, me sektorin e bujqësisë , organizuar nga Kryetari i Komunës përmes drejtorisë për Buxhet dhe Financa dhe drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural.
Drejtori Suhad Dullovi fillimisht përshëndeti të pranishmit, duke ju dëshiruar mirëseardhje në debatin e organizuar , me qëllim të informimit per kerkesat që kanë fermerët, për ofrim të mbështetjes në subvencionet komunale, me buxhetin komunal dhe me mbështetjen e OJQ -ve në projektet e subvencionimit me mekanizëm bujqësor Serra si dhe në mbështetjen e bletarëve me Shoqëri bletësh. Ai shtoi se përmes buxhetit komunal do të ndahen afër 200 mijë euro vetëm për investime kapitale në bujqësi dhe subvencione.
Kërkesat e fermerëve ishin që të vazhdohet me subvencionimin e serrave me sipërfaqe më të mdha si dhe mekanizëm bujqësor, dhe uljen e kriterit për sipërfaqe të tokës bujqësore.
Të pranishmit në debat kryesisht fermerë, parashtruan kërkesat e tyre, ndërsa ndanë pajtueshmërinë me ndarjet buxhetore në bujqësi dhe në prioritetet e drejtorisë, ndërsa në detaje morën përgjigje dhe u informuan nga Shefi i sektorit të bujqësisë Zylfi Koxha.
Ditëve në vijim do të organizohen edhe dëgjimet tjera buxhetore me grupe të tjera të interesit dhe me qytetarë të tjerë.