Republika e Kosoves

Kaçanik

Organizohet dëgjim publik për buxhetin komunal

2024/07/26 - 9:07

Me qëllim të rritjes së transaprencës komunale dhe promovimit të vendimmarrjes së përbashkët, është mbajtur dëgjimi buxhetor për buxhetin e vitit 2025, me sektorin për Planifikim Urban, Infrastrukturë rrugore, Zhvillim Ekonomik dhe Turizëm, organizuar nga Kryetari i Komunës përmes drejtorisë për Buxhet dhe Financa dhe ekzekutivi komunal.
Nënkryetari i Komunës Sabedin Vishi fillimisht përshëndeti të pranishmit, duke ju dëshiruar mirëseardhje në debatin e organizuar , me qëllim të informimit dhe vendimmarrjes së përbashkët komunale.
Ditëve në vazhdim do të publikohen procesverbalet e të gjitha dëgjimeve buxhetore si dhe raporti me përgjigjje në të gjitha kërkesat e qytetarëve të pranuara gjatë ciklit të dëgjimeve buxhetore.