Në vazhdën e traditës së mirëmbajtjes së shtretërve të lumenjve dhe përroskave, është duke vazhduar pastrimi i shtratit të lumit Nerodime nga barishtet dhe prurjet e zhavorrit, nga Xhamia e Dëshmorëve deri në fund të qytetit.
Drejtori i Shërbimeve Publike dhe Emergjencave Ramadush Osmani, bëri të ditur se ky aktivitet i pastrimit po ndihmon në parandalimin e vërshimeve dhe menaxhimin më të mirë të situatave emergjente.