Në ditën e parë të vizitës u vizitua Fabrika Ermetal me pronar Fahrettin Gulener ,shqiptar me prejardhje nga Kosova ,njëherit edhe Konsul Nderi i Republikës së Kosovës në Bursa . Poashtu u vizitua edhe Komuna Osmangazi në Bursa ku u takuan edhe me Kryetarin e Komunës Erkan Aydin me bashkëpunëtorët e tij.
Gjithashtu u vizitua edhe Qendra Kulturore Kosova ku u takuan me drejtuesin e saj Regep Gunduz , si dhe shumë bashkatdhetarë që jetojnë dhe veprojnë në Bursa.