Republika e Kosoves

Kaçanik

Përfundon faza e diskutimit publik për draftin e PZHK dhe PZHU

2010/04/02 - 12:00

Për dy muaj ditë, ishte në diskutim publik Drafti i Planit Zhvillimor Komunale dhe Planit Zhvillimor Urban të Kaçanikut.
 

Që nga data 1 shkurt, një kopje e Draftit Final të Planit Zhvillimor Komunal dhe Planit Zhvillimor Urban të qytetit të Kaçanikut, pastaj pjesë grafike si dhe fletorja për vërejtje dhe sugjerime, kanë qenë të ekspozuara për 60 ditë në objektin e Shtëpisë së Kulturës “Xh. Kurtaj” në Kaçanik, për t’iu mundësua qytetarëve që të bëjnë vërejtje dhe sugjerime apo edhe të japin ide konkrete.
Bekim Troni, drejtor i Drejtorisë së Urbanizmit, Kadastrit dhe Mbrojtjes, ka thënë se në fletore janë evidentuar vetëm dy komente.
Pas kësaj faze do të bëhet vlerësimi final i draftit nga Këshilli i Ekspertëve, Grupeve Punuese dhe Komisioni i Vlerësimit, para se të i dërgohet Kuvendit të Komunës për Drafti i Planit Zhvillimor Komunale dhe Planit Zhvillimor Urban i Kaçanikut është hartua nga Kompania DataGis Consulting nga Prishtina.
miratim.
Drafti i Planit Zhvillimor Komunale dhe Planit Zhvillimor Urban i Kaçanikut është hartua nga Kompania DataGis Consulting nga Prishtina.