Republika e Kosoves

Kaçanik

Përkujtohen dëshmorët dhe martirët në 11 vjetorin e rënies

2010/04/13 - 12:00

Pranë pllakës përkujtimore, te Ura e Banovinës, në 11 vjetorin e rënies sot u përkujtuan 6 dëshmorë dhe 13 martirë.
 

foto-manif-doganaj-1-.jpgPranë pllakës përkujtimore, te Ura e Banovinës, në 11 vjetorin e rënies, sot u përkujtuan dëshmorët, Ramadan Xhokli, Hisen elezi, Shaban Elezi, Naim Beka, Agim Matoshi e Avni Shehu si dhe martirët Qemajl Deda, Rahman, Hebib e Brahim Lami, Jakup, Mahmut e Ilir Caka, Kemajl, Sabri e Izahir Salihu, Vesel e Nazmi Elezi dhe Shyqeri Halili.
Fjalë rasti ka prezantua bashkëluftëtari i dëshmorëve, z. Kemajl Murseli. Ai mes tjerash tha se 13 prilli i vitit ‘99 do të kujtohet gjatë nga banorët e këtyre trevave, ku në mëngjesin e hershëm të asaj dite forcat serbe kishin ndërmarr, një ofensivë me forca ushtarake, policore e paramilitare mbi popullatën e pa mbrojtur të këtyre anëve duke maltretuar vrarë e masakruar fëmijë, gra, pleq e burra të pa armatosur.
Në emër të institucioneve  komunale dhe kryetarit të komunës z.Xhabir Zharku,fjalë përshëndetëse ka prezantuar z.Hajrush Dullovi, i cili mes tjerash tha se gjaku i dëshmorëve u bë themel i lirisë e themel i institucioneve tona ndërsa neve na mbetet që me përgjegjësi e përkushtim t’iu qasemi proceseve për një jetë më të mirë të të gjithë neve.
Me këtë rast u shfaq edhe një program kulturor artistik nga nxënësit e shkollës fillore "Ali Asllani" nga Doganajt.manifestimi-doganaj-2.jpg