Pesë zyrave të Vendit iu dhurohet nga një kompjuter
2010/03/26 - 12:00
Pesë zyret e Vendit , në Doganaj, Dubravë, Kaçanik i Vjetër, Ivajë dhe Glloboçicë janë pajis me Kompjuter të ri të dhuruar si donacion nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, në bashkëpunim më Bankën Botërore
Komuna e Kaçanikut është përzgjedhur nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal në mesin e 16 komunave të Kosovës për të qenë përfitues të grantit për teknologji informative gjatë fazës së implementimit të aplikacionit softuerik CSC/CMS.
Komuna e Kaçanikut nga ky grant ka përfituar shtatë kompjuter desktop, pesë prej të cilëve iu janë dhuruar pesë zyrave të vendit.