Republika e Kosoves

Kaçanik

Prezantohet Raporti i aksionit për eliminimin e qenve

2010/04/13 - 12:00

Gjatë aksionit të organizuar më 3 dhe 4 prill janë eliminuar 182 qenë ndërsa më 10 e 11 prill janë eliminuar 61 apo gjithsej 243 qenë endacak.
 

Drejtoria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural , sot ka prezantua një Raport lidhur me aksionin për eliminimin e qenve endacak të zhvilluar gjatë dy fundjavave, më datat 3 dhe 4 prill si dhe më 10 e 11 prill 2010. Gjatë aksionit të organizuar më 3 dhe 4 prill janë eliminuar 182 qenë ndërsa më 10 e 11 prill janë eliminuar 61 apo gjithsej 243 qenë endacak.
Groposja e qenve të vrarë është bërë në lokacionin afër separacionit në fshatin Ivajë e Vjetër, ndërkaq aksioni është realizuar përmes shoqatës së gjahtarëve “Dreri” dhe mbështetur nga Policia e Kosovës, Stacioni i Policisë në Kaçanik.