Ekzekutivi komunal ka mbajtur mbledhjen e fillimjavës, të cilën e udhëhoqi Kryetari i Komunës Besim Ilazi. Në takim u diskutuan punët dhe aktivitetet komunale si dhe planifikimet për javën që sapo kemi nisur.
Drejtoria për Kulturë, Rini e Sport bëri të ditur se tashmë është publikuar lista e përfituesve në fushën e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Drejtoresha Hafize Sallahu njoftoi se në fushën Rini e Sport kanë përfituar 14 OJQ dhe Klube sportive, në fushën e kulturës kanë përfituar 3 ansamble Kulturore, si dhe dy OJQ që do të zhvillojnë aktivitete sipas planit të punës së DKRS.
Në takim poashtu u bë e ditur se tashmë pritet të nisin punimet në shumë projekte kapitale, të planifikuara sipas buxhetit komunal për vitin 2023.