Kryetari i Komunës Besim Ilazi dhe Nënkryetari Sabedin Vishi filluan javën me takimin e ekzekutivit komunal, ku u bë përmbledhje e aktiviteteve dhe projekteve që janë duke u realizuar dhe projekteve që pritet së shpejti të fillojnë.
Drejtoria e Shërbimeve Publike, bëri të ditur se tashmë kanë rifilluar punimet në projektin e rregullimit të rrugës “ Idriz Seferi”, projekt i filluar vite më parë nga Ministria e Infrastrukturës. Drejtori Ramadush Osmani bëri të ditur se punimet në këtë projekt, janë duke u financuar nga Ministria e Infrastrukturës në bashkëfinancim me Komunën e Kaçanikut. Punime në fazën e dytë poashtu janë duke u realizuar edhe në sheshin e qytetit, në projektin e rehabilitimit të dy shetitoreve në bulevardin “ Ismajl Raka” si dhe në shumë projekte infrastrukturore komunale.
Në takim u bë e ditur se këtë vit janë planifikuar të realizohen shumë projekte që kanë për qëllim rregullimin e hapësirave publike për qytetarët e komunës sonë.