Republika e Kosoves

Kaçanik

Shënohet 100 vjetori i Betejës së Kaçanikut dhe Kryengritjes së vitit 1910 në Kosovë

2010/04/30 - 12:00

Zbulimin e bustit të heroit të popullit Idriz Seferi e kanë bërë kryetari i komunës, z. Xhabir Zharku, deputeti i parlamentit të Kosovës, z. Berat Luzha, nipi i heroit Idriz Seferi, z. Nejazi Idrizi dhe Gjenerali Kudusi Lami.
 

zbulimi-bustit-1.jpgzbulimi-bustit-2.jpgNë kuadër të aktiviteteve për shënimin e 100 vjetorit të Betejës së Kaçanikut dhe Kryengritjes së vitit 1910 në Kosovë, të cilat po mbahen nën përkujdesen e kryetarit të komunës, z. Xhabir Zharku, sot në një nga sheshet e qytetit të Kaçanikut u bë zbulimi i bustit të heroit të popullit Idriz Seferi.
Përurimin solemn, përkatësisht shpalosjen e bustit e kanë bërë kryetari i komunës, z. Xhabir Zharku, deputeti i parlamentit të Kosovës, z. Berat Luzha, nipi i heroit Idriz Seferi, z. Nejazi Idrizi dhe Gjenerali Kudusi Lami.
Me këtë rast para të pranishmëve, me një fjalë përshëndetëse është prezantuar kryetari i komunës, z. Xhabir Zharku. Kryetari, z. Zharku mes tjerash tha se 100 vite më parë luftohej për jetë a vdekje dhe luftërat titanike që u zhvilluan në vazhdimësi sollën çlirimin e vendit dhe bërjen e Kosovës shtet. 100 vjet Kaçaniku dhe e gjithë Kosova luftuan me flamurin e Idriz seferit e të Skënderbeut. Luftëtarët trima të UÇK-së e bënë këtë shtet që sigurisht baca Idriz do ta donte të bashkuar me Shqipërinë, edhe pse ai vet thoshte se ah sa vështirë qenka të behej Shqipëri. Sot e kemi Kosovën Republik dhe   premtoi se  një ditë brezi i tanishëm dhe i ardhshëm do ta bëjë Kosovën Shqipri,përfundoi kryetari, z. Zharku.
Me një fjalë u prezantua z. Sabri Kadriu, në emër të fondacionit “Idriz Seferi”i cili fondacion edhe e ka financuar skalitjen në bronz të figurës së heroit Idriz Seferi.
zbulimi-bustit-3.jpgPranë bustit të heroit Idriz Seferi, kurora me lule kanë vendos kryetari i komunës, z. Xhabir Zharku, familjarë të heroit Idriz Seferi e të tjerë ndërkaq është shfaq edhe një program kulturor artistik nga grupi i valltarëve nga Zhegra e Gjilanit dhe valltarët e SHKA-së “Shqiponja” nga Kaçaniku ndërkaq këngë kushtuar Grykës së Kaçanikut ka kënduar Mentor Kyqyku si dhe Merxhan Gashi, këngën N’Kaçanik deri në Boletin.
Beteja e Kaçanikut me prijësin Idriz Seferi u zhvillua më 30 prill 1910 dhe njihet si ndër kryengritjet e lavdishme të popullit shqiptar.