Republika e Kosoves

Kaçanik

SHKA “Shqiponja” zuri vendin e parë në Shkodër

2010/03/29 - 12:00

Në Lojërat Popullore 2010 të cilat u organizuan në Shkodër murrën pjesë edhe dy ekipe të futbollit dhe grupi i valltarëve të SHKA-së “Shqiponja”nga Kaçaniku

Në Lojërat Popullore 2010 të cilat u organizuan në Shkodër murrën pjesë edhe dy ekipe të futbollit dhe grupi i valltarëve të SHKA-së “Shqiponja”nga KaçanikuNë lojërat popullore fest 2010 në Shkodër, SHKA “Shqiponja” nga Kaçaniku zuri vendin e parë në konkurrencën e valleve me vallen “Vjelja e mollëve” ndërsa vendin e dytë në konkurrencën e lojërave tradicionale.
Në këto lojëra kanë marre pjese : Shkodra, Kaçaniku, Qerreti, Shkrreli, Rubiku, Guri i Zi, Kastrati dhe Tuzi.
Në Lojërat popullore fest 2010 kanë marr pjesë edhe dy ekipe të futbollit, grup moshat deri 16 vjeç për meshkuj dhe femra. Ekipet e futbollit kanë zhvilluar lojëra futbolli me rival nga Shkodra.
Grupet nga Kaçaniku janë shoqëruar nga dy zyrtarët komunal Fatmir Çaka dhe Fatos Vishi.
Fatos Vishi ka përshëndetur Lojërat popullore të organizuara në Shkodër ndërkaq ishte edhe anëtarë i jurisë.
Grupet patën rastin të vizitojnë kalanë e qytetit dhe liqenin e Shkodrës.