Shpalosen aktivitetet për Manifestimin në Lagjen e Re dhe Rakoc
2010/03/24 - 12:00
Kryetari i komunës, z. Xhabir Zharku ka marr Vendim për formimin e Këshillit Organizues për shënimin e 11 vjetorit të Betejave të 9 prillit në Lagjen e Re dhe Rakoc të Kaçanikut. Këshilli Organizues përbëhet nga Heset Loku, kryetari i Këshillit dhe Azem Guri, Misim Sopa, Rushan Ceka, Ejup Runjeva, Hajrullah Shehu, Sabit Raka, Lutfi Jaha dhe Burim Bajra, anëtarë të Këshillit.
Këshilli Organizues në takimin e sotëm shqyrtoi Projekt-Propozimin për shënimin e 11 vjetorit të Betejave në Lagjen e re dhe Rakoc më 9 prill të vitit 1999 dhe në nderim të rënies së dëshmorëve dhe martirëve mori vendim për organizimin e këtyre aktiviteteve:
Ora 12:30, Në Lagjen e Re, organizohet Manifestim Përkujtimor,
Ora 14:00, Në Rakoc, organizohet Manifestim Përkujtimor,
Ora 15:30, Homazhe varreve të dëshmorëve,
Ora 16:00, Akademi Përkujtimore,
Ora 17:00, Finalja në pingpong
Ora 18: Festivali i IV i këngës popullore për fëmijë.
Aktivitet tjetër do të jetë Turneu i futbollit i cili do të fillon më 01.04.’10 ndërkaq finalja do të luhet më 08.04.’10.