Republika e Kosoves

Kaçanik

Shpalosen aktivitetet për shënimin e 100 vjetorit të Betejës së Kaçanikut

2010/04/27 - 12:00

Këshillit Organizues për shënimin e 100 vjetorit të Betejës së Kaçanikut dhe Kryengritjes së vitit 1910 në Kosovë, ka bërë të ditur se janë bërë të gjitha përgatitjet për shënimin e kësaj ngjarje të rëndësishme historike që do të bëhet më 30 prill në Kaçanik.
 

foto-konferec-shtypi-prill2010.jpgNë një konferencë për shtyp, të mbajtur sot, nënkryetari i komunës, z. Heset Loku, kryetar i Këshillit Organizues për shënimin e 100 vjetorit të Betejës së Kaçanikut dhe Kryengritjes së vitit 1910 në Kosovë, ka bërë të ditur se janë bërë të gjitha përgatitjet për shënimin e kësaj ngjarje të rëndësishme historike që do të bëhet më 30 prill në Kaçanik.
Të gjitha aktivitet mbahen nën përkujdesen e kryetarit të komunës, z. Xhabir Zharku ndërsa Simpoziumi shkencor kushtuar 100 vjetorit të Betejës së Kaçanikut dhe Kryengritjes së vitit 1910 në Kosovë bëhet në bashkëpunim me Institutin e Historisë së Republikës së Kosovës.
Z.Loku bëri të ditur se të premten, më 30 prill, në shënimin e këtij përvjetori, në qendër të qytetit, në ora 10:00 do të bëhet përurimi i bustit të heroit kombëtar Idriz Seferi, ndërsa në Shtëpinë e Kulturës "Xheladin Kurtaj", duke filluar nga ora 11:00 do të mbahet simpozium shkencor, ku me punimet e tyre do të paraqiten akademik dhe profesorë nga Instituti i Historisë. Në ora 18:00, gjithashtu në Shtëpinë e Kulturës do të hapet një ekspozitë fotografike ndërsa në ora 19:00 do të mbahet Akademi solemne.