Republika e Kosoves

Kaçanik

Shtohet orari i punës në shërbimet e rëndgenit, shërbimet laboratorike dhe stomatologjike në QKMF

2023/04/28 - 9:43

Në kuadër të riorganizimit më të mirë të punës në QKMF, drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, njofton qytetarët e Komunës së Kaçanikut se njësia e rëntgenit do të ofrojë shërbime shëndetësore edhe pasdite nga e hëna deri të premten dhe orari i punës do të jetë nga ora 08:00 deri në ora 19:00.
Poashtu edhe analizat laboratorike do të kryhen edhe të shtuneve si dhe festave zyrtare nga ora 08.00 deri ora 15.00. Kurse nga muaji maj 2023, shërbimet stomatologjike do të ju ofrohen qytetarëve tanë edhe gjatë festave zyrtare nga ora 08.00 deri 15.00. Drejtori Sali Malsiu tha se ky riorganizim i ri është bërë në mënyrë që qytetarëve tanë të ju ofrojmë më shumë shërbime shëndetësore si dhe këto shërbime të jenë më cilësore. Ai poashtu falenderoi stafin menaxherial dhe mjekësor për realizimin e këtyre shërbimeve me orar të shtuar.