Republika e Kosoves

Kaçanik

Simpozium shkencor kushtuar 100 vjetorit të Betejës së Kaçanikut dhe Kryengritjes së vitit 1910 në Kosovë

2010/04/30 - 12:00

Me punimet e tyre shkencore u paraqiten akademik dhe profesor nga Instituti i Historisë së Kosovës dhe Shqipërisë, ndërkaq me një fjalë rasti u prezantua edhe ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, z. Islam Lauka
 

simpozium-1.jpgNë Shtëpinë e Kulturës “Xheladin Kurtaj” në Kaçaniku në Simpoziumin e bashkë organizuar nga Komuna e Kaçanikut dhe Instituti i Historisë së Kosovës me punimet e tyre shkencore u prezantuan akademik dhe profesor nga Instituti i Historisë së Kosovës dhe Shqipërisë.
Hapjen e Simpoziumit ku merrnin pjesë shumë profesor e akademik të historisë nga Prishtina e Tirana e ka bërë nënkryetari i komunës, z. Heset Loku, njëherësh edhe kryetari Këshillit Organizues për shënimin e 100 vjetorit të Betejës së Kaçanikut dhe Kryengritjes së vitit 1910 në Kosovë. Z. Loku falënderoi Institutin e Historisë për mbështetjen dhe përkrahjen për organizimin e këtij simpoziumi shkencor. Shënimi i këtij jubileu është një rast  mirë  që të pasqyrojmë sa më objektivisht  vlerësimin për ngjarjet madhore  të rilindjes tonë kombëtare. Për ne ky 100 vjetor është më tepër se një përkujtim i thjeshtë, edhe për faktin se kjo ngjarje e madhe historike ka frymëzuar  edhe lëvizjet e mëvonshme shoqërore e politike, si një pjesë e pandashme e traditës dhe vetëdijes dhe veprimeve tona historike të mëvonshme e deri te lufta e lavdishme e UÇK-së për çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës. Këto dhe ngjarjet që pasuan më vonësi kurorëzim sollën shtetin e Kosovës, shtet të pavarur dhe sovran, tani më të pranuar  ndërkombëtarisht, tha mes tjerash z. Loku.
Pjesëmarrësit në këtë simpozium i ka përshëndetur me një fjalë rasti edhe kryetari i komunës, z. Xhabir Zharku. Kryetari, z. Zharku në fillim të fjalës së tij përshëndeti punimet e këtij simpoziumi ndërkohë që tha se dikur ishte shumë vështirë të përmendej emri i Idriz Seferit e Isa buletinit sepse pasonin masat represive të pushtuesve ndërsa sot ne falë luftës së popullit tonë e në veçanti luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës sot flasim lirshëm për heronjtë tanë e historinë tonë. Kryetari, z. Zharku me këtë rast apeloi tek historianët që të punojnë edhe më shumë në mënyrë që të ndriçohen periudhat e historisë së popullit tonë.
simpozium-2.jpgMe një fjalë rasti u prezantua edhe ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, z. Islam Lauka. Z. Lauka në fillim përgëzoi komunën e Kaçanikut për një organizim të shkëlqyer të këtij evenimenti historik. Ai tha se komuna e Kaçanikut është një komunë relativisht e vogël por e madhe me tradita e histori. Beteja e Kaçanikut ashtu sikur ajo e Carralevës janë pishtar të cilat me kalimin e kohës vetëm sa e shtojnë ndriçimin e tyre por kanë edhe vlera praktike për të sotmen. Ambasadori z. Lauka theksoi: “Po të mos ishte Kaçaniku nuk do të ishte Vlora”, duke aluduar në shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë në Vlorë ne vitin 1912 dhe vazhdoi: “Dhe, po mos të ishte Vlora, vështirë se do të ndodhte 17 shkurti i vitit 2008 në Kosovë”, përfundoi z. Lauka.
Në këtë simpozium u prezantua më një fjalë përshëndetëse edhe akademik, Beqir Meta, drejtor i Institutit të Historisë në Tiranë.
Me prezantimet e tyre shkencore në këtë simpozium u paraqitën Jusuf Bajraktari, me temën Kryengritja antiosmane e viti 1910 në Kosovë, Ledia Dushku e cila prezantoi punimin, Kryengritja e 1910-së sipas dokumentacionit konsullor austro – hungarez, punim i Marenglen Verlit i cili nuk ishte prezent, pastaj Fehmi Rexhepi, Vlerësimet e konsujve të Italisë për kryengritjen e vitit 1910, Berat Luzha, Disa të dhëna për familjen e Idriz seferit, Fatmira Musaj, Isa Boletini në kryengritjen e vitit 1910, Isa Bicaj, Kryengritja e 1910 sipas dokumentacionit malazez, Ledia Dushku, Kryengritja shqiptare e vitit 1910 dhe qëndrimi i Shqipërisë, Kryengritja e Kulinës në mars-prill 1910, Izber Hoti, simpozium-4.jpgsimpozium-3.jpgKujtesa historike mbi kryengritjen e vitit 1910, në Llap, Sollap dhe Shalë të Bajgorës, Shefqet Riza, Jehona e kryengritjes së vitit 1910 në Kosovë në krijimtarinë imagjinatave, Ibrahim Kadriu, Të dhëna biografike për fëmijërinë e Idriz Seferit,
Zenun Rexhepi, Personalitete nga Morava e Epërme në Betejën e Kaçanikut dhe Hafet Ceka, Kryengritja e vitit 1910 sipas shtypit shqiptar të kohës.