Republika e Kosoves

Kaçanik

Sqarim

2010/04/21 - 12:00

Lidhur me artikullin Ekzekutivi shqyrtoi një varg çështjesh të datës 20 prill, Kryetari i komunës, z. Zharku kërkoi përkushtim edhe më të madh në punë
 

Në artikullin e djeshëm, është përvjedhur një lëshim ku është thënë se kryetari, z, Zharku njoftoi drejtorët e drejtorive për një kërkesë që i është bërë Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë për përkrahje financiar për rregullimin e infrastrukturës fizike… dhe se ne si komunë kemi ndarë një shumë të caktuar prej 70, mijë euro ndërkohë që kam kërkuar që kjo Ministri të na përkrahë edhe me 100 mijë euro të tjera.
Artikulli duhej të ishte se kryetari z. Zharku ka kërkuar nga drejtorët të përgatisin dokumentacionet e nevojshme për të qenë të përgatitur për një kërkesë që do ti bëhet Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë për përkrahje për kompletimin e infrastrukturës fizike.
Njëkohësisht kërkojmë falje nga Ministria e sipërpërmendur për shqetësimet të cilat mundë ti ketë shkaktuar ky artikull.
Ju falënderojmë për mirëkuptim