Asnjë ndërhyrje nuk është bërë në Bustin e Veprimtarit Sali Bajra pa konsultim të familjes, ndërsa punimet në rregullimin e parkingut nëntokësor në komunë janë ndëprerë pas konsultimeve me arkeolog e ekspert
Komuna e Kaçanikut ka disa ditë që ka nisur punimet në rregullimin e parkingut nëntokësor, ndërsa punimet ishin duke u zhvilluar edhe në pjesën ku është vendosur busti i veprimtarit Sali Bajra, ku edhe është dashur të largohet busti përkohësisht. Për këto veprime është konsultuar edhe njëri prej anëtarëve të familjes Bajra. Ndërsa gjatë punimeve arkeologët nga komuna jonë të prirë nga arkeologu Hajredin Ramajli, kanë hasur në disa bazamente të mureve mesjetare. Në koordinim dhe komunikim të plotë me ta, kemi ndërprerë punimet, për të vazhduar me procedurat e tjera të parapara në këso lloj rastesh. Njëkohësisht falenderojmë angazhimin dhe profesionalizmin e qytetarëve aktiv në këtë rast të arkeologëve, me të cilët kemi qenë të hapur për bashkëpunim dhe në marrjen e vendimeve të përbashkëta, sepse vetëm në këtë mënyrë arrihet më e mira e mundshme. Për zhvillimet e reja do të mbeteni në kontakt të vazhdueshëm.