Republika e Kosoves

Kaçanik

Themelohet Grupi joformal i gruas

2010/05/17 - 12:00

Elife Murseli zgjidhet kryesuese e grupit ndërsa Bahrije Çaka zëvendës kryesuese

Organizuar nga OSBE dhe në bashkëpunim me Zyrën për Barazi Gjinore, sot është themelua Grupi joformal i gruas në komunën e Kaçanikut.
Kryesuese e grupit për periudhën 6 mujore është zgjedhur znj. Elife Murseli ndërsa zëvendës kryesuese znj. Bahrije Çaka.
Kryesusesi i Kuvendit të Komunës, z. Xhelal Gashi ka përkrahë këtë aktivitet ndërkaq ka thënë se në Kuvendin e Komunës nga gjithsej 27 anëtarë sa ka kuvendi, 11 janë femra, që është një përfaqësim i denjë i gruas.
Znj. SadeteTërnava-Osmani, nga Zyra regjionale e OSBE-së në Gjilan e cila edhe drejtoi këtë takim theksoi se qëllimi i formimit të grupit joformal të grave është ngritja e pjesëmarrjes së grave në mënyrë kualitative dhe kuantitative në proceset e vendimmarrjes  në komunën e Kaçanikut .Gjithashtu objektivë e këtij grupi  do të jetë ngritja e vetëdijes së popullatës  për rolin dhe rëndësinë e përfshirjes së gruas në vendimmarrje dhe në të gjitha proceset e jetës shoqërore .Znj. Osmani  tha se varet nga puna e grupit  dhe iniciativat e tyre se si ato do të përcaktojnë prioritetet e tyre dhe se  çfarë është me rëndësi apo çfarë specifikash ka Komuna e Kaçanikut, e që nuk janë shumë të ndryshme nga komunat tjera. Ajo tha se grupi joformal i grave përbëhet nga gratë këshilltare komunale dhe gratë e tjera aktive në jetën publike dhe politike.                                                   
Grupi joformal i grave do të ketë jo më shumë se 20 femra ndërsa do të takohen një herë në muaj.