Republika e Kosoves

Kaçanik

U shënua 9 Maji-Dita e Evropës

2010/05/08 - 12:00

Në Kuzin e diturisë me temën: “Të Rinjtë dhe Evropa” ku garuan dy shkollat e mesme, SHM “Feriz Guri dhe vëllezërit Çaka” dhe Gjimnazi “Skënderbeu”, fitues doli SHM “Feriz Guri dhe vëllezërit Çaka”
 

dita-evropes1-2010---(2).jpgdita-evropes2-2010---(2).jpgOrganizuar nga Drejtoria e Arsimit dh e Kulturës, përkatësisht sektori për Rini e Sport në bashkëpunim me Zyrën për Integrime Evropiane, sot me rastin e 9 Majit – Ditës së Evropës janë zhvilluar aktivitete kulturore e sportive, në shënim të kësaj dite.
Aktivitetet ditore kanë filluar me krosin pranveror  – Vrapimi për  Shëndet – Kaçaniku 2010, me moton “Drejt Bashkimit Evropian”. Vrapimi ka startuar nga Shkolla e Mesme Profesionale, ndërsa caku (finishi) ishte tek Shtëpia e Kulturës “Xheladin Kurtaj”.
Në konkurrencën e seniorëve në konkurrencën e meshkujve i pari në cak arriti Kujtim Bunjaku, vendi i dytë i takoi Fatlum Kukës, ndërsa i treti Besnik Kukës, ndërkaq në konkurrencën e femrave, e para në cak arriti Ermira Hashani , e dyta Sara Maliqi dhe e treta Besjana Berisha. Në konkurrencën e Juniorëve, i pari në cak arriti Ejup Brruti, i dyti Imer Guri dhe i treti Drilom Halili. Ndërkaq në konkurrencën e veteranëve fitues i këtij krosi në vrapim ishte Kjani Dema, i dyti Azem Guri dhe vendi i tretë i takoi Lulzim Bunjakut. Garuesja më e re në këtë kros ishte Leonita Zharku. Tre garuesit më të mirë sipas konkurrencave, u shpërblyen me medalje sikurse edhe garuesja me e re Leonita Zharku.
Me këtë rast, në emër të kryetarit të komunës, z. Xhabir Zharku, garuesit i ka përshëndetur Azem Guri, drejtor në Drejtorinë e Arsimit e Kulturës.
dita-evropes3-2010---(1).jpgMë pas është mbajtur Kuzi i Diturisë me temën: “Të Rinjtë dhe Evropa” ku garuan dy shkollat e mesme, SHM “Feriz Guri dhe vëllezërit Çaka”, të cilën e përfaqësuan Arlinda Berisha, Leutrim Guri dhe Ardita Dema dhe Gjimnazi “Skënderbeu” , të  përfaqësuar nga Pafika Ramajli, Petrit Dogani dhe Biondina Dema, ndërkaq fitues doli ekipi i SHM “Feriz Guri dhe vëllezërit Çaka”.
Nxënësit e Shkolles fillore "Emin Durrku" përmes pikturës shfaqen idet dhe mendimet e tyre për BE-ne.