Në këtë ditë të bukur me diell, në fillim shtatori, fytyrat e nxënësve të buzëqeshur e të gëzuar, madhështuan dhe bënë më të hareshme festën e ditës së parë të nisjes së mësimit.
Së bashku me drejtorin për Arsim Zahir Doda, vizituam dhe pamë nga afër procesin e fillimit të mësimit në disa shkolla të komunës sonë, duke i uruar nxënësit dhe mësimdhënësit për suksese të reja.
Edhe kësaj here u zotuam se investimet në Arsim do të jenë prioritet për ne, me qëllim të krijimit të kushteve sa më të mira për nxënës dhe mësimdhënës si dhe ngritjen e cilësisë.
Urime, shëndet e na priftë e mbara në rrugëtimin drejt dijes….