Ndonëse në menaxhim të Ministrisë së Infrastrukturës, Komuna e Kaçanikut po vazhdon me realizimin e projektit në ndërtimin e trotuarit- kanalizimit atmosferik dhe ndriçimit publik përgjatë rrugës ,, Ahmet Kaçiku “përkatësisht nga ,,Fusha e Pajtimit” deri te Restorant “Natyra”, projekt ky i kërkuar edhe nga ana e qytetarëve të kësaj ane, sidomos gjatë dëgjimeve e konsultimeve publike.
Projekti është planifikuar të realizohet në dy faza, ndërsa për këtë fazë shuma e investimit është afër 260 mijë euro.
Sipas menaxherit të projektit Arian Teneqja, në këtë fazë do të punohen rreth 1650m gjatësi të trotuarit së bashku me shtegun për çiklizëm , trajtimin e ujërave atmosferike dhe ndriçim publik, punimet janë në fazë finale.