Republika e Kosoves

Kaçanik

Vazhdojnë vizitat nëpër biznese të Komunës së Kaçanikut

2023/06/07 - 8:51

 

 

Në vazhdën e vizitave të bizneseve në Komunën e Kaçanikut, sot Nënkryetari i Komunës Sabedin Vishi dhe drejtoresha për Zhvillim Ekonomik dhe Turizëm pranvera Zharku, vizituan bizneset “ Linda Dekor” dhe “ Views of sofa collection”, që veprojnë në Komunën e Kaçanikut.

Nënkryetari Vishi tha se qëllimi i këtyre vizitave është njohja me për së afërmi me problemet me të cilat ballafaqohen bizneset në komunën tonë si dhe kërkesat që ato mund ti kenë ndaj komunës.

Edhe drejtoresha për Zhvillim Ekonomik dhe Turizëm Pranvera Zharku, tha se qëllimi i këtyre vizitave veç tjerash është promovimi i veprimtarive prodhuese dhe atyre përpunuese, si dhe njoftimi në lidhje me ndarjen e subvencioneve që do të bëhet këtë vit nga Komuna e Kaçanikut, për bizneset që veprojnë në komunën tonë.

Përfaqësues të biznese u shprehën të kënaqur me vizitën e realizuar, duke shtuar se bizneset në komunë kanë nevojë për përkrahje të vazhdueshme, marrë parasysh pengesat që janë shfaqur me rritjen e çmimeve, e shumë pengesa të natyrave të ndryshme.

Këto vizita veç tjerash, i paraprijnë edhe ndarjes së subvencioneve komunale që do të bëhen këtë vit, në përkrahje të bizneseve që veprojnë në komunën tonë.

Vizita do të ketë edhe ditëve në vijim në biznese të tjera , ku institucionet komunale do ta kenë mundësinë që nga afër të shohin suksesin dhe sfidat me të cilat përballen të gjitha kategoritë në biznese siç janë bizneset prodhuese ,përpunuese, industriale, tregtia shërbyese, gastronomia etj.