Republika e Kosoves

Kaçanik

Vazhdon bashkëpunimi mes Komunës së Kaçanikut dhe Ministrisë së Zhvillimit Rajonal edhe për vitin 2019

2019/02/08 - 4:42

Edhe në vitin 2019, Komuna e Kaçanikut dhe Ministria e Zhvillimit Rajonal (MZHR) do të vazhdojnë bashkëpunimin. Kryetari i Komunës së Kaçanikut Besim Ilazi me stafin e tij, priti në takim pune Zëvendësministrin në Ministrinë e Zhvillimit Rajonal Esat Raci. Kryetari Ilazi falenderoi Zëvendësministrin për përkrahjen dhe bashkëpunimin e sinqertë, në realizimin e projekteve që kanë për qëllim mirëqenien qytetare. Nga ana tjetër, Zëvendësministri Raci, falenderoi Komunën e Kaçanikut dhe e vlerësoi për bashkëpunimin dhe realizimin e drejtë dhe në kohë të projekteve të financuara nga MZHR. Në takim u bë e ditur se Komuna e Kaçanikut edhe këtë vit do të aplikoj në fondet e MZHR-së, me dy projekte që kanë për qëllim ngritjen e mirëqenies qytetare.
Në vitin 2018, Ministria e Zhvillimit Rajonal ka përkrahur projektin “Ndërtimi i rrugës në lagjen Fejza në fshatin Begracë”, i cili ka kushtuar 123 mijë euro, projekt i financuar nga MZHR dhe Komuna e Kaçanikut, ndërsa gjatësia e rrugës së asfaltuar është 2.3 km.