Republika e Kosoves

Kaçanik

Vazhdon identifikimi i nevojave dhe kërkesave të bizneseve që veprojnë në Komunën e Kaçanikut

2023/05/26 - 8:34

Me qëllim të identifikimit të kërkesave dhe problemeve me të cilat ballafaqohen bizneset, Drejtoria për Zhvillim Ekonomik dhe Turizëm ka vazhduar rrjedhën e vizitave në bizneset që veprojnë në komunën tonë.
Drejtoresha për Zhvillim Ekonomik dhe Turizëm Pranvera Zharku, tha se
bizneset e vogla dhe të mesme gjithmonë kanë qenë shpirt i ekonomisë vendore, andaj fokusi ynë duhet të drejtohet në fuqizimin e tyre.
Me këtë rast u vizitua Kompania “KAÇINKA LLC”- Prodhim i karpentierisë dhe zdrukthtarisë tjetër ndërtuese , si dhe u vizitua lulishtja “ Asimi” në Kaçanik të Vjetër.
Përfaqësues të biznese u shprehën të kënaqur me vizitën e realizuar, duke shtuar se bizneset në komunë kanë nevojë për përkrahje të vazhdueshme, marrë parasysh pengesat që janë shfaqur me rritjen e çmimeve, e shumë pengesa të natyrave të ndryshme. Këto vizita veç tjerash, i paraprijnë edhe ndarjes së subvencioneve komunale që do të bëhen këtë vit, në përkrahje të bizneseve që veprojnë në komunën tonë.
Vizita do të ketë edhe ditëve në vijim në biznese të tjera , ku institucionet komunale do ta kenë mundësinë që nga afër të shohin suksesin dhe sfidat me të cilat përballen të gjitha kategoritë në biznese siç jane bizneset prodhuese ,përpunuese, industriale, tregtia shërbyese, gastronomia etj.