Në kuadër të projektit “TAKE” të Caritasit Zviceran, janë furnizuar edhe disa klasë të parashkollorëve me inventarë të nevojshëm. Sipas të dhënave të drejtorisë së arsimit sipas aprovimit nga projekti janë furnizuar klasët si në vijim: ShFMU “Emin Duraku” jane pajisur dy klasa, në ShFMU “Jusuf Gërvalla” Biçec 1 klasë, në ShFMU “Idriz Seferi” Bob 1 klasë dhe në ShFMU “7 Shtatori” Begracë 1 klasë. Investimet në këto klasë janë bërë në bashkëfinancim me komunën e Kaçanikut.
Caritas-i Zviceran edhe më herët ka investuar në fushën e arsimit në Kaçanik, ndërsa tashmë pothuajse të gjitha klasët e parashkollorëve janë të furnizuara me inventarë modern të nevojshëm për zhvillim të aktiviteteve edukative arsimore.