Republika e Kosoves

Kaçanik

Zëvendës Ministri i Zhvillimit Rajonal viziton Komunën e Kaçanikut

2023/09/08 - 2:27

Zëvendës Ministri i Zhvillimit Rajonal, Ali Tafarshiku gjatë ditës së sotme ka vizituar Komunën e Kaçanikut ku u prit nga drejtoresha për Zhvillim Ekonomik dhe Turizëm Pranvera Zharku dhe Shefi i Kabinetit Ylber Bajra.
Temë diskutimi gjatë këtij takimi ishte mundësia e investimeve kapitale dhe aplikimin në thirrjen “Programi për Zhvillim Rajonal 2024” të lansuar nga Ministria e Zhvillimit Rajonal.
Përfaqësues nga komuna u shprehën të gatshëm për tu bërë pjesë e thirrjes ku do të aplikohet me disa projekte që kanë për qëllim zhvillimin ekonomik dhe atë të turizmit.
Pas takimit u vizitua edhe salla e Shpalljes së Kushtetutës së Kaçanikut në Shtëpinë e Kulturës “ Xheladin Kurtaj”.