Zgjidhet Bordi i Drejtorëve për NKP “Lypeteni”
2010/05/07 - 12:00
Komisionin Komunal i Aksionarëve për NKP "Lypeteni", duke u bazuar në Ligjin për Ndërmarrjet Publike dhe Ligjin për Shoqëritë Tregtare, ka zgjedh Bordin e Drejtorëve për NKP "Lypeteni"
Komisionin Komunal i Aksionarëve për NKP “Lypeteni” në përbërje Rushan Ceka, (i emëruar nga kryetari i komunës), Diana Bajrami (PDK) dhe Ramadan Osmani (LDK), në takimin e mbajtur sot kanë zgjedhur Bordin e Drejtorëve për NKP “Lypeteni”. Bordin e Drejtorëve të zgjedhur në takimin e sotëm e përbëjnë:
– Vedat Dema, jurist
– Fadil Qallaku, ekonomist,
– Zija Lika, profesor i historisë dhe
– Fevzi Dogani, ekonomist
Bordi Drejtorëve është zgjedhur duke u bazuar në Ligjin për Ndërmarrjet Publike dhe Ligjin për Shoqëritë Tregtare.