2018/11/19 - 4:35
Ekipi i femrave dhe meshkujve të SHFMU “Jusuf Gërvalla” nga Biçeci është shpallur fitues i Turneut të dytë të futbollit të vogël “Zhvillimi pozitiv i të rinjvve”. Turneun e përshëndeti edhe Drejtori për Arsim dhe Kulturë Zahir Doda, i cili vlerësoi këtë aktivitet sportiv. Në konkurrencën e femrave në finale ekipi i SHFMU"Jusuf Gervalla” nga Biqeci e mundi me rezultat 1-0 ekipin e SHFMU "Kadri Zeka" ndërsa në vendin e tretë u radhit SHFMU "E.Duraku" nga Kaçaniku, ndërsa lojtarja ma e mirë u shpall Albulena Guri (J.Gervalla). Po ashtu edhe në konkurrencën e meshkujve fitues u shpall ekipi i SHFMU "J.Gervalla" pasi në finale, me rezultat 2-1 e ka mund atë të SHFMU "Ali Asllani" nga Doganaj, e në vendin e tretë u radhitë ekipi i SHFMU "Naim Frashëri" nga Kotlina, ndërsa lojtari më i mirë u shpall Ermal Guri (J.Gervalla)