Republika e Kosoves

Mamushë

Funksionet e Kuvendit Komunal

11.1 Kuvendi komunal miraton statutin dhe e ndryshon atë nëse konsideron se një gjë e tillë është e nevojshme. Statuti rregullon zbatimin e përgjegjësive të komunës ashtu si është përcaktuar me këtë Rregullore. Vendimi për miratimin apo ndryshimin e statutit miratohet me më shumë se dy të tretat e anëtarëve të pranishëm në mbledhjen të cilët votojnë kur shqyrtohet propozimi i tillë.

11.2 Kuvendi i komunës i miraton rregullat e procedurës dhe mund t’i ndryshojë ato nëse konsideron se një gjë e tillë është e nevojshme. Rregullat e procedurës duhet të sigurojnë udhëheqjen dhe kontrollin,duke përfshirë kontrollin efikas financiar të administratës së komunës. Vendimi për miratimin apo ndryshimin e rregullave proceduale miratohet nga më shumë se gjysma e anëtarëve prezentë që votojnë në mbledhjen ku shqyrtohet propozimi.

11.3 Kuvendi i komunës nuk mund ta bartë përgjegjësinë e vet për vendimet lidhur me:

(a) Miratimin e buxhetit;

(b) Miratimin e çështjeve të tjera financiare të cilat sipas statutit dhe rregullave të procedurës i janë lënë kuvendit;

(c) Kompenzimet për anëtarët e zgjedhur;

(d) Raportin vjetor;

(e) Miratimin, ndryshimin dhe anulimin e ligjeve lokale;

(f) Krijimin e komiteteve që kërkohen me këtë Rregullore;

(g) Zgjedhjen e kryetarit dhe zëvendëskryetarit të komunës;

(h) Emërimin e kryeshefit ekzekutiv;

(i) Emërimin e bordit të drejtorëve;

(j) Nivelin e pagesave dhe çmimeve;

(k) Krijimin dhe përdorimin i simboleve, dekorimeve dhe titujve të nderit, në përputhje me rregulloret e Pushtetit Qendror;

(l) Emërtimin dhe riemërtimin e rrugicave, rrugëve dhe vendeve të tjera publike;

(m)Bërjen e planeve dhe marrëveshjeve në pajtim me kapitullin 1, neni 3.6.

11.4 Kuvendi komunal mund ta autorizojë ndonjë komitet të kuvendit, kryetarin e komunës ose kryeshefin ekzekutiv për të marrë vendime. Kuvendi i komunës mund t’i revokojë këto autorizime në çdo kohë. Kompetenca e ngarkuar mund të bartet edhe më tej brenda autoritetit të dhënë me këtë Rregullore.

11.5 Vendimi për emërtimin apo riemërtimin e çfarëdo rrugice, rruge apo vendi tjetër publik duhet të miratohet nga më së paku dy të tretat e anëtarëve të kuvendit komunal.