2024/09/18 - 7:29
Drejtoresha e DKA-së, Fitore Hashani ka pritur sot në takim z.Robert Blease nga Bashkimi Evropian, nga projekti “KosEd”, për të diskutuar procesin e vlerësimit të shkollave (vlerësimin e brendshëm dhe të jashtëm), i cili do të realizohet nga mësimdhënësit dhe punonjësit e arsimit në komunën tonë. Ky proces, i cili tashmë po zbatohet me sukses në shumicën e komunave në Kosovë, është i licencuar nga Këshilli Shtetëror për Licencim të Mësimdhënësve. Pjesëmarrësit do të certifikohen dhe mund ta përdorin këtë certifikatë për avancim në licencë.
Drejtoresha e DKA-së, falënderoi z. Blease për vizitën dhe mbështetjen e dhënë, duke shprehur gatishmërinë për të thelluar bashkëpunimin në projekte të ardhshme që rrisin cilësinë e arsimit në komunën tonë.
Zyra për Informim, Obiliq