Republika e Kosoves

Obiliq

Drejtoria Komunale e Arsimit në Obiliq ka nisur sot inspektimet në ShFMU “Dr.Ibrahim Rugova” dhe “Hasan Prishtina”

2024/08/21 - 7:12

Drejtoria Komunale e Arsimit në Obiliq ka nisur sot inspektimet në ShFMU “Dr.Ibrahim Rugova” dhe “Hasan Prishtina” në punimet e infrastrukturës shkollore, përfshirë renovimet dhe përgatitjet në fushën e inventarit dhe higjienës, në prag të vitit të ri shkollor, të cilat janë drejt përfundimit.
Drejtoresha e DKA-së, Fitore Hashani, falënderoi drejtoreshën Shyhrete Gashi dhe drejtorin Naser Abazi, si dhe stafin mbështetës të këtyre dy shkollave për punën dhe përkushtimin e tyre.
Inspektimet do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim në shkollat tjera.