2024/12/30 - 8:01
Gjatë ditës së sotme, në Komunën e Obiliqit u shpërndanë 64 dhurata për fëmijët me nevoja të veçanta, në kuadër të festave të fundvitit, nga OJQ “Replay Peace”, këto dhurata sollën gëzim dhe emocion tek fëmijët dhe familjet e tyre.
Në këtë aktivitet morën pjesë Drejtoresha e Administratës, znj. Linda Bekteshi, Zyrtarja për Barazi Gjinore, znj. Ganimete Aliu, dhe përfaqësuesja e Shoqatës “Dëgjo Zërin Tim”, znj. Xhavahire Preniqi.
Drejtoresha Bekteshi shprehu mirënjohje për Burim Krasniqin dhe OJQ “Replay Peace” për mbështetjen dhe përzgjedhjen e Komunës së Obiliqit për këtë iniciativë të veçantë, duke i uruar suksese të mëtejshme.