Republika e Kosoves

Obiliq

Homazhe në nderim të Heroit të Kombit “Xhavit Haziri”

2024/09/18 - 8:23

Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, së bashku me familjarët e Heroit të Kombit “Xhavit Haziri”, Deputetin e Kuvendit të Kosovës dhe njëherësh Kryetar të PDK-së, z. Memli Krasniqi, ekzekutivin, bashkëveprimtarët dhe shumë qytetarë, bënë homazhe pranë shtatores së Heroit të Kombit “Xhavit Haziri”, në përkujtim të 26-vjetorit të zhdukjes së tij.
Kryetari Gashi në fjalën e tij para të pranishmëve vlerësoi lartë personalitetin dhe veprimtarinë e heroit “Xhavit Haziri” duke theksuar se: “Kjo datë, që la gjurmë të thella në zemrat e familjes, miqve dhe tek mbarë kombi shqiptar, përkujton një moment të dhimbshëm të historisë sonë, por gjithashtu sjell ndjenjën e krenarisë për jetën dhe veprën e lavdishme të tij, që do të mbetet përherë frymëzim për të gjithë ne.Vepra e tij heroike dhe sakrifica për idealin kombëtar janë një trashëgimi që do të mbetet e paharruar dhe përherë do të nderohet nga brezat e ardhshëm.
I përjetshëm do të mbetet kujtimi për Heroin e Kombit, Xhavit Haziri! Lavdi jetës dhe veprës së tij!”